U infektua nga virusi i përcjellë nga mushkonjat, shënohet viktima e parë në Serbi

Foto ilustruese

Një person në Serbi, i cili u infektua nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV) i transmetuar nga pickimi i mushkonjave, ku si pasojë ka humbur jetën në Beograd.

Në njoftimin nga Agjencia e Shëndetit Publik të Beogradit thuhet se në vend janë hasur 11 raste të rënda të virusit WNV, ndërsa 80 për qind e atyre që e kanë marrë virusin i kanë mbijetuar sëmundjes me simptoma të lehta dhe 20 për qind kanë simptoma të ngjashme me infeksionin e gripit si temperaturë e lartë, dhimbje koke, dobësi dhe të vjella.

Në njoftim theksohet se një person me sëmundje infektive ka ndërruar jetë për shkak të virusit WNV.

Derisa nuk ka vaksinë për t’u mbrojtur kundër virusit të Nilit Perëndimor, i cili zakonisht transmetohet nga pickimi i mushkonjave “Culex”, rekomandohet mbrojtja ndaj tij. Rastet e virusit WNV gjenden kryesisht në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore./albeu.com