Gjermania, apel Zaevit të nisë urgjentisht zbatimin e reformave
Pas BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, votimin e qeverisë së re e ka përshëndetur edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë e cila ka paralajmëruar kryeministrin e ri që të ketë kujdes me kohën e zbatimit të reformave.

“Ne e përshëndesim zgjedhjen e qeverisë së re në IRJ të Maqedonisë nga ana e Parlamentit në Shkup. Shpresojmë se qeveria e re tani me vendosmëri do të zbatojë reformat urgjente për të kapërcyer krizën politike dhe duke hyrë në një moment të ri në integrimin euroatlantik të IRJ të Maqedonisë.

Detyrat janë të qarta: Forcimi i sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe shprehjes, realizimin e marrëveshjes së Përzhinos për mbështetjes së punës së Prokurorisë Speciale Publike. Përveç kësaj, Gjermania do të jetë një partner i besueshëm i Shkupit”, njofton nga MPJ e Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2017, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori