Gjeologët në Tiranë nuk e njohin Kosovën?
Pëlqej
Në “Kongresin e XX Karpato-Ballkanik”, të Shërbimeve Gjeologjike të Rajonit në Tiranë, ku po merrnin pjesë dhjetëra vende të rajonit, flamuri i Kosovës nuk u pa në fillim.

Në hartë mungonte kryeqyteti Prishtina, që do të thotë se praktikisht gjeologët "nuk po e njihnin" shtetin e Kosovës.

Mirëpo, mësohet se pas një reagimi të bërë nga ambasada e Kosovës në Shqipëri, është vënë në hartë edhe "Prishtina".

Flamuri i Kosovës nuk është vënë me arsyetimin e vendet e tjera kanë qenë anëtare, ndërsa Kosova vetëm pjesëmarrëse. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori