Gjendet një i vrarë afër Bllacës
Pëlqej
Një 39-vjeçar nga fshati Jabolçisht i komunës së Velesit është gjendur i vrarë gjatë ditës së djeshme.

Trupi i pajetë i Nazmi Uzeirov është gjetur në afërsi të Bllacës, tek vendi i quajtur “Bahçja e Çuçerit”, nga pronari tek i cili Nazmiu punonte si bari prej 3 vjetësh.

Burimet policore nuk e përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes së Uzeirovit, por megjithatë pritet të kryhet ekspertiza ligjore.

Një familjari i tij është shprehur se i afërmi është gjetur i goditur në gjoks dhe se dyshon se mos është vrasje e jo vetëvrasje, siç është paraqitur, transmeton Alsat-M.

Veç kësaj vdekje, Maqedonia iu trondit mbrëmë edhe nga dy vrasje të tjera, njëra në Negotinë e tjetra në Ohër. /albeu.com/

Shtuar më 24/08/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori