Gjendet në Durrës 67-vjeçari nga Gostivari
Një 67-vjeçar është gjetur në qytetin e Durrësit nga policia e këtij qyteti.

Mësohet se ai është nga Gostivari dhe më parë është denoncuar i humbur nga familjarët e tij.

Policia e Durrësit njofton se shtetasi Jakup Ramadani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ramadani është gjetur në Golem dhe iu dorëzua familjarëve”, njoftojnë nga policia.

Nuk dihet ende arsyeja e humbjes së tij, por familjarët e tij më parë njoftuan se ai ishte i sëmurë, pasi vuante nga diabeti./Albeu.com/
Shtuar më 06/08/2016, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori