Gjendet e vdekur profesoresha e njohur nga Shkupi
Profesoresha 52 vjeçare Snezhana Troajaçanec është gjetur e vdekur.

Ljmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale djali i saj, Filip Trojaçanec.

Ajo u zhduk dje në mëngjes, kur bashkëshorti i saj ka vërejtur se nuk është në shtëpi. Edhe pse u organizuan ekspeditë kërkimore prej qytetarëve dhe prej policisë, ajo nuk u gjet e gjallë, por e vdekur në ujërat e lumit Vardar.

Sipas familjarëve, profesoresha Trojaçanes ka vuajtur nga depresioni. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori