Aktorja dhe ish-kryetarja e
komunës së Kisella
Vodës,
Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur sot e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi raportohet nga
mediat vendase, të cilat nuk japin detaje për shkaqet.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për
mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e
Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.
Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e
komunës së Kisella
Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit. Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshent të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi.
Shtuar më 07/04/2019,
ora 17:13