Gjendet e mbytur një grua në lumin Konska
Një grua është gjetur e mbytur në lumin Konska në Maqëdoni. Trupi i 58-vjeçares, me incialet B.M, banuse në fshatin Moin, rajoni i Gjevgjelisë, është gjetur ditën e djeshme në breg të lumit nga banorë të zonës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një fatkeqësi, pasi në trupit e viktimës gjatë kryerjes së ekspertizës nuk janë gjetur shenja dhune.

Trupi i të ndjerës i është dhënë familjes, ndërsa policia po ponon për hetimin e plotë të kësaj ngjarje, e cila duhet të ketë qenë aksidentale. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori