Mposhti Tiranën, Stankovic thur elozhe për yllin “bardheblu”

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dean Stankoviç, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Tiranen.

Ai u shpreh se ndihej i mikëpritur në Tiranë, ndërsa ka komplimentuar sulmuesin e Tiranës, Ernest Mucci për lojën shumë të mirë që ka bërë.

‘Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur, që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam.

Patët frikë në ndonjë moment?

Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.

Takimi me Muçin?

Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.

A ishte Crvena më e mirë?

Do jetë raundi i tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina.

Mikëpritja në Tiranë?

Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra.


Shtuar 26.08.2020 07:31