Gjenden dy dëshmitarë për vrasjen e Angel Petkovskit
Pëlqej
Mësohet të jenë gjetur dy dëshmitarë që kanë parë vrasjen e Angel Petkovskit në lagjen e Gjorçe Petrovit.

Avokati mbrojtës i çështjes ka thënë se rasti pritet të përfundojë në fund të gushtit, ku dhe pritet të prezantohen edhe provat.

“Pas 15 gushtit do të dimë nëse do të ketë edhe prova të reja, por do të prezantohen edhe të gjitha provat materiale të cilat deri më tani i ka mbledhur Prokuroria, me çka mbrojtja do të mund t’i analizojë. Presim deri atëherë të shohim edhe fotoalbumin dhe incizimet nga kamerat e sigurisë të spitalit të syve, në afërsi të së cilës ka ndodhur vrasja”,ka thënë për “Utrinski Vesnik” , Rubin Dvojakov, avokat i të dyshuarit Naser Eshtrefi.

Deri më tani janë dëgjuar disa dësmhi për vrasjen, ndër të cilat edhe dëshmia e babait të Angelit, që ka qenë i pranishëm pranë djalit kur atë e vranë./albeu.com/


Shtuar më 04/08/2014, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori