Gjashtë shtetase maqedonase dhe gjashtë të huaja arrestohen në Tetovë dhe Gostivar
Policia në Tetovë dhe
Gostivar mbrëmë ka kryer kontrolle në dy objekte hotelierike në dy qytetet dhe kanë arrestuar gjashtë
shtetase të Maqedonisë dhe gjashtë
shtetase të huaja, të cilat kanë qenë të angazhuara t’i argëtojnë mysafirët.
Kontrolli i parë është kryer në periudhën prej 23:50 deri 01:25 nga ana e ekipit të SPB Tetovë, në objektin që gjendet në rrugën “Kole Nedelkovski” në Tetovë, nën pronësi të B.M (36) nga Tetova.
Kontrolli i dytë është kryer mbrëmë në periudhën prej orës 02:30 deri 03:00 nga ekipi i stacionit policorë në
Gostivar në objektin hotelierik në fshatin Raven, nën pronësi të J.A.
Në këto kontrolleve nga policia thonë se janë arrestuar edhe persona tjerë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018,
ora 17:51