Vrau aksidentalisht kineasten, aktori: Zemrën e kam të thyer, nuk e përshkruaj dot pikëllimin

Aktori Alec Baldëin ka shprehur tronditje dhe pikëllim pasi qëlloi për vdekje me armë kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimit të një filmi në New Mexico.

Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e saj dhe i kisgte ofruar mbështetje.

“Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka thënë ai.

Hutchines, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e Ëestern Rust ndërsa punonte si drejtore e fotografisë.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gua, nënë dhe kolege e jona shumë e admiruar”, shkruan ai në Tëitter.

“Jam duke bashkëpunuar plotësisht em hetimin e policisë për të trajtuar sesi ndodhi kjo histori”./albeu.com

 


Shtuar 22.10.2021 18:52