Gjashtë shqiptarë garojnë për deputet në Suedi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Suedi zhvillohen sot.

Në këto zgjedhje garojnë edhe 6 shqiptarë nga parti të ndryshme politike.

Kandidatët nga komuniteti shqiptar në Suedi, të cilët mund të zgjidhen deputetë të Parlamentit të këtij shteti skandinav, janë Adnan Dibrani, Arba Kokallari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku-Eriksson dhe Shkurte Xhemajli, raporton “albinfo.ch”.

Adnan Dibrani nga Varbergu i Suedisë, një i ri me prejardhje nga Mitrovica, në vitin 2010 për herë të parë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Suedisë, duke u bërë suedezo-shqiptari i parë që hyn në këtë parlament.

Sot ai është kandidat për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate.

Po në zgjedhjet e sotme, në shtetin suedez votohet edhe për delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale./albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori