Tensionet në veri të Kosovës, shefi i NATO-s telefonon Kurtin dhe Vuçiçin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar së fundi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg, shprehet se lidhur me tensionet në veri, u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet.

”Fola me @avucic dhe @albinkurti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.