Gjakovarja shkon për të votuar, por dikush tjetër kishte firmosur për të
Një votuese në qendrën nr. 0221C/03D, në fshatin Sheremetaj të komunës së Gjakovës ka shkuar për të votuar, por ka parë se aty kishin firmosur të tjerë në emrin e saj.

Ajo thekson faktin se nuk kanë dashur ta lejojnë që të votojë, pëcjell Kallxo.com.

Por, pas insistimit të saj, ajo ka vazhduar procesin e votimit, duke nënshkruar në rubrikën e njëjtë.

Kryesuesi i vendvotimit, Avdyl Nuraj, thotë të mos jetë në dijeni për rastin, madje kjo nuk është e konstatuar as në procesverbal.

Anëtarët e tjerë të Komisionit kanë thënë se mund të ketë ndodhur që dikush ta ketë ngatërruar rubrikën gjatë nënshkrimit.

Në mesin e 19 komunave ku sot zhvillohet rrethi i dytë për kryetar është edhe komuna e Gjakovës, ku garojnë kandidati i AAK-së dhe kandidatja e Alternativës.

Shtuar më 19/11/2017, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori