Giannakopoulos: Greqia nuk po ushtron trysni për çështjen e emrit të Maqedonisë
Pëlqej
Një lidhje me cështjen e emrit të Maqedonisë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Giannakopoulos, në një intervisë për televizionin shtetëror grek "ERT", deklaroi se nga ana e Greqisë nuk ka asnjë trysni për çështjen e emrit.

"Atë që duhet kuptuar është se në çështjen konkrete ka mundësi, në këtë moment, Greqia dhe shteti fqinj të gjejnë kompromis të përbashkët, të pranueshëm për të dy palët, por edhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse do ta promovojë, do ta përforcojë stabilitetin në rajonin më të gjërë", deklaroi Dimitris Giannakopoulos. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2018, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori