“Der Klassiker”, Dortmund-Bayern luhet për kreun

Që kur Bayerni fitoi 3:1 kundër Dortmundit në Superkupën e Gjermanisë më 17 gusht, bavarezët i kanë fituar gjashtë ndeshjet e ndërsjella.

Por, pavarësisht mungesës së gjatë që e kishte me Erling Haalandin, Dortmundi në edicionin aktual ka vetëm një pikë më pak se Bayerni, që është lider me 31 pikë.

Haaland kishte shtatë ndeshje pa luajtur, por në vikendin e kaluar u fut nga banka e rezervistëve dhe 21-vjeçari u shënoi gol në fitoren e Dortmundit 3:1 ndaj Wolfsburgut.

Ai gol e shënoi golin e tij të 50-të në Bundesligë në po aq paraqitje. Sivjet ka 10 gola në vetëm shtatë duele të luajtura.

Pritet të ketë mungesa të rëndësishme te skuadra e Dortmundit për këtë lojë. Trajneri Marco Rose e mirëpriti rikthimin e Raphael Guerreiros në krahun e majtë, por në dyshim mbetet Jude Bellingham që ka probleme me gju.

Nga ana tjetër, Robert Lewandowski pritet ta rikonfirmoj formën e përkryer në të cilën ka kaluar në dy sezonet e fundit. Në këtë ndeshje hyn si “sulmuesi më i mirë i vitit” i shpallur në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Megjithatë, trajneri Julian Nagelsmann nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Joshua Kimmichut ende, e në dyshim për të luajtur është edhe Corentin Tolisso.

Formë të mirë te Dortmundi është duke kaluar edhe Marco Reus, i cili ka shënuar apo asistuar në nëntë nga 12-të ndeshjet e tij të fundit në Bundesligë.

Në 10-të klasiket e fundit gjermane, Bayerni është mposhtur vetëm dy herë. Në Bundesligë, Bayerni prinë në këtë statistikë me 51 fitore në total, ndërsa Dortmundi ka 26.


Shtuar 3.12.2021 22:51