Liverpool, Arsenal dhe Chelsea nuk gabojnë dhe marrin nga tre pikë (VIDEO)

Liverpool ka arritur të përmbysë rezultatin nga 0-1 në 3-1 ndaj Norwich.

Të parët shënuan miqtë me anë të Rashicës por gëzimi nuk zgjati shumë. Mane barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 64-të dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Alisson i cili asistoi sulmuesin Salah, ku ky i fundit përmbysi shifrat.

Më pas golin e tretë e shënoi Luis Diaz.

Gjithashtu fitore edhe për Arsenalin e Chelsea. Autorët e golave për Arsenalin ishin Smith dhe Saka ndërsa për Chelsea shënoi Ziyech në fundin e lojës./ h.ll/albeu.com



Shtuar 19.02.2022 18:00