Georgievski: Zaev "çmitizoi" pushtetin e Gruevskit
Lubço Georgievski ka thënë se kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, e çmitizoi pushtetin e Gruevskit.

Sipas Georgievskit, Zaev meriton të jetë kryeministër sepse kaloi momente të vështira në luftën për çmitizim të pushtetit të VMRO-DPMNE-së, madje konsideron se përvojën që ka LSDM-ja në udhëheqjen e pushteti lokal do të jetë e rëndësishme për kryerje të pushtetit ekzekutiv.

Georgievski theksoi gjatë një interviste në "Top Tema" se ka marrë pjesë në formimin e VMRO-DPMNE-së, por deri më sot nuk e di se kush e formoi VMRO-në POPULLORE.

"Masa e njerëzve më detyroi të bëhem kryetari VMRO-POPULLORE. Kur bëj analizë të atyre njerëzve pothuajse të gjithë u kthyen në DPMNE dhe morën funskione.

Mendoj se qëllimi ishte të më zhvendosin edhe mua dhe për këtë ka përkrahje nga ndërkombëtarët që atëherë Gruevski kishte marrëdhënie të mira", tha Georgievski. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori