E zbulon Robert Berisha: A janë ribashkuar Tuna dhe Patrisi? (FOTO LAJM)

Këngëtarja Tuna dhe Patris Berisha, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, janë përfolur për një ribashkim pasi kaluan disa ditë pushimesh në Dubai pak kohë më parë. Pavarësisht këtyre thashethemeve, çifti ka preferuar që të mos reagojë publikisht.

Të gjitha dyshimet i ka shuar Robert Berisha në një intervistë që ka dhënë së fundmi. Ai u shpreh se keqkuptimet mes çiftit janë sqaruar dhe të dy vijojnë bashkëjetesën. “Ata jetojnë bashkë. Patrisi udhëton shpesh dhe ata janë bashkë përderisa ai jeton në Shkup,” tha ai.