Georgievski, ta lëmë pas botën virtuale
Lideri i VMRO-PP, Lupço Georgievski gjatë tubimit të mbrëmshëm të Kolaicionit për Ardhmëri në Veles, u bëri thirrje banorëve të saj që të votojnë Ace Kocekovskin. Sipas Georgievskit, fitorja e vjedhur para katër viteve duhet kthyer në mënyrë që të lihet mënjëanë bota virtuale.

“Në spotet publicitare çdo ditë po hapet nga një fabrikë, por kur të ktheheni prapa ajo fabrikë nuk ndodhet. Punësojnë mijëra punëtorë por kur të ktheheni prapa ka vetëm të braktisur nga puna. Ta lëmë anësh botën virtuale”, tha Georgievski në mitingun në Veles./albeu.com/
Shtuar më 19/03/2013, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori