Georgievski: Platforma e partive shqiptare përfaqëson anulimin e Marrëveshjes së Ohrit
Ish kryeministri, Ljupço Georgievski është shprehur se platforma shqiptare përfaqëson anulimin Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij kërkesa e shqiptarëve që të jenë popull konstituiv do të thotë federalizim i shtetit.

“Unë e lexoj 3-4 herë këtë platformë, nëse shohim aty ka 50 pika që ne duhet t’i zgjedhim si shtet. Nëse ne kemi 50 pika të hapura me shqiptarët, atëherë çfarë është tani Marrëveshja e Ohrit. Aty ka një kërkesë e cila shumë pak është trajtuar nga publiku maqedonas, kërkesa e popullit shqiptarë që të jenë popull konstituiv dhe më pas sqarojnë që nuk është kërkesë për federatë. Nëse shtohet dygjuhësia, kjo de fakto është federatë”, deklaroi Georgievski.

Ai gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë, por duhet të tregojë se a ka “vdekur” Marrëveshja e Ohrit. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori