Georgievski: Pançevski më solli dëshmi të rreme për luftën e vitit 2001
Ish kryeministri dhe ish kreu i VMRO-DPMNE-së Ljubço Georgievski, i është kundërpërgjigjur sulmeve të avokatit Ignat Pançevski.

Geogievski i konsideron si të paqena gjithçka që thotë Pançevski, duke i propozuar që nëse ka diçka kompromentuese, atëherë avokati t'i drejtohet institucioneve, madje edhe t'i publikojë.

Por, Georgievski pohon se Pançevski dhe disa partnerë të tij kanë ofruar dëshmi për gjoja përfshirjen e disa vendeve anëtare të NATO-së në luftën e vitit 2001">2001 kundër Maqedonisë.

Ai gjithashtu ka shtuar se ka dhënë rreth 25 mijë euro për këto dëshmi, por thotë se asgjë nuk doli në dritë, pasi që sipas tij dëshmitë ishin dokumente të falsifikuara, përcjell "Telegrafi". /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori