Georgina festoi ditëlindjen, nuk munguan dhe fjalët e ëmbla të Ronaldos (VIDEO)

E fejuara e yllit të Juventusit, festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 26.

Kjo ditë e rëndësishme nuk mund të kalonte pa festuar me personat familjes dhe pa marrë urime të ngrohta nga personat e dashur.

Cristiano Ronaldo postoi në rrjetin e tij social ‘Instagram’ një foto nga ditëlindja ku bëri një urim special.

“Gëzuar dashuria ime! Të dëshiroj një ditë shumë të bukur! Je një femër fantastike dhe një nënë e shkëlqyeshme për fëmijët tanë. Të dua shumë e dashur!”/albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 08:18