Georgievski-maqedonasve: Mësoni shqip!
Lubço Georgievski
Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari aktual i VMRO-Popullore Lubço Georgievski në një intervistë për radion "Evropa e Lirë" ka deklaruar se maqedonasit duhet ta mësojnë gjuhën shqipe nëse dëshirojnë të kenë të ardhme në Maqedoni.

Ai tha se projekti për shkëmbimin e territoreve është zëvendësuar me nevojën për mësimin e shqipes. Ish kryeministri Georgievski thotë se duke u marrë me përrallat për Maqedoninë antike, maqedonasit dalëngadalë po shuhen komb.

"Më nuk ka projekt për shkëmbimin e territoreve. Tani ka, mësoni gjuhën shqipe që të keni të ardhme në Maqedoni. Këtë e them disa herë, këtë e them edhe në mënyrë simbolike, megjithatë realisht edhe është kështu. Mendoj se një nga hendikepet më të mëdha të popullit maqedon në këtë shtet të përbashkët është se shqiptarët e dinë gjuhën tonë kurse ne nuk e dimë gjuhën e tyre. Ky është realiteti. Ne duhet të mësohemi të jetojmë me shqiptarët, ne duhet të jemi shumë më tolerantë, ne duhet ta kuptojmë se çdo përmendore e ngritur në bazë të përrallave të rrejshme iriton shqiptarët, por edhe të tjerët. Nuk i kemi humbur torbeshët, maqedonasit mysliman në momentin kur filluam të tregojmë përrallat për Maqedoninë antike, pasi edhe ata nuk janë ndjerë mirë. Mendoj se ne dalëngadalë po i humbim të gjitha bashkësitë etnike brenda shtetit duke treguar përralla për të kaluarën tonë të lavdishme ndërsa nga ana tjetër nuk shohim se demografia po na shkrinë në popull dhe si komb", deklaroi ish kryeministri Lubço Georgievski, aktualisht kryetar i VMRO Popullores. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2012, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori