Georgievski: Mandatin ta marrë Zaev, nëse nuk arrin të ketë sukses atëherë duhet t’i kalojë Ali Ahmetit
Ish-kryeministri, dhe kryetar i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në "Facebook" ka folur rreth çështjes se kujt i takon e drejta për të formuar qeverinë pasi Gruevski dështoi.

"Këtyre ditëve rikujtohet rasti kur kryetari i atëhershëm Kiro Gligorov, dy herë rresht ia dha mandatin LSDM-së, por pothuaj është harruar rasti edhe më ekstrem, në vitin 1990, kryetari Gligorov as që ia dha mandatin partisë fituese dhe 2 muaj pas zgjedhjeve mandatin ia dha Nikolla Klusevit, një zgjedhje e tija personale. Kështu që, LSDM nuk ka pse të ankohet, kur dihet se të gjitha shkeljet kushtetuese i ka promovuar pikërisht ajo.

Megjithatë, logjika demokratike thotë që në këtë rast mandati i takon LSDM-së, nëse dështon edhe ajo, mandati i takon BDI-së, dhe pas saj mund të shkojmë në zgjedhje të reja" - shkruan Georgievski në postimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori