E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Georgievski: Ivanov po rrezikon izolimin e Maqedonisë
Ish kryeministri i Maqedonisë njëherësh dhe lideri i OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski, në një reagim të tijin për situatën politike në Maqedoni, ka thënë se Ivanov e ka shkelur 2 herë deri më tani Kushtetutën, dhe se me këtë po rrezikon që ta izolojë ndërkombëtarisht vendin e tij.

"Ivanov po rrezikon izolimin ndërkombëtarisht të Maqedonisë, të ndezë ndjenjat etnike dhe ta shkatërrojë demokracinë. OBRM-PDUKM-ja nuk duhet t'i prishë të gjitha urat lidhëse me partitë politike shqiptare pasi Ivanov nuk mund të luajë me stabilitetin e vendit", ka thënë Georgievski.

Lidhur me Deklaratën Shqiptare, Georgievski ka thënë se kjo deklaratë e mohon Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij tashmë është e mbyllur, duke shtuar se LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja e legjitimuan Deklaratën, duke diskutuar për të dhe duke mos e refuzuar. /albeu.com/

Shtuar më 09/03/2017, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori