Georgiev: Deputetët e opozitës janë dorëhequr
Nënkryetari i LSDM, Gordan Georgiev, ka njoftuar se deputetët e opozitës kanë nënshkruar dorëheqjet për kthimin e mandateve dhe të njejtat i kanë deponuar në selinë e LSDM-së.

"Doreheqjet janë nënshkruar nga deputetët dhe të njejtat janë deponuar në parti. Në parlament do të dorëzohen atëherë kur ne do të vendosim", u shpreh Georgiev.

Ai konfirmoi takimin e mbrëmshëm mes shefit të opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski dhe drejtorit për zgjerim pran Komisionit Evropian Stefano Sanino, por nuk pranoi që të jep detaje nga takimi.

Nënkryetari i LSDM-së, u shpreh shumë i vendosur se opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale nëse kryeministri Gruevski nuk pranon zgjedhjet e parakohshme paralmentare. /albeu.com/


Shtuar më 13/02/2013, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori