Georgievski koalicion me OBRM-PDUKM nëse i japin postin e kryeministrit
Është bërë e ditur tashmë se tentativat për një koalicion të përbashkët mes Pavle Trajanovit, Jove Kekenovskit dhe Ljubço Georgeivskit kanë dështuar.

Megjithatë, ish-kryeministri dhe kryetar i tanishëm i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski mund të hyjnë në koalicion me OBRM-PDUKM-në, kryetar i së cilës ishte dikur.

"Hipotetikisht, nëse në këto zgjedhje fitojmë 15 deputetë dhe OBRM-PDUKM-ja na ofron që me ndihmën e tyre të formojmë një qeveri pakice, atëherë do të kishim pranuar", ka deklaruar Georgiev, transmeton "Telegraf". /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2016, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori