I ngul kaçavidën dhe e shtyn me makinë, policia prangos 30-vjeçarin në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve.

Në pranga ka përfunduar një 30-vjeçar, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N.,  dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 13:54