Zbulohet e vërteta: Sa aparatura ka Shqipëria për analizat e koronavirusit (VIDEO)

Në repartin e Infektivit në ISHP aktualisht ka 3 aparatura të cilat janë në dispozicion për analizat e koronavirusit.

“Janë dy pajisje të cilat kanë teknologji kimike. Kanë një teknologji të zbulimit të genomës virale apo dhe genomës bakteriale. Janë dy pajisje të cilat shërbejnë për diagnozën e disa nga patogenëve të cilët analizohen në laboratorin tonë, duke përfshirë dhe koronavirusin e ri”, tha specialistja për “opinion.al”.

Silvia Bino: “Ky laboratori këtu lart është një laborator i cili përdoret për hepatitet dhe për HIV. Por në raste që ne do kemi më tepër mostra, pra mbi 500-1000 mostra, atëherë ne do të vëmë në shfrytëzim këtë laboratorin tjetër, i cili bën një numër më të kufizuar analizash dhe natyrisht sëmundjet respiratore janë ato që përhapen më shpejt. Prandaj dhe ky laborator do të vihet në funksion të epidemisë”.


Shtuar 25.02.2020 22:11