Gazetari kontravers: Gruevski të pranojë kërkesat e shqiptarëve
Gazetari kontravers Milenko Nedelkovski, i ka propozuar VMRO-së që të pranojë deklaratën e përbashkët të BDI, Besës dhe Aleancës për shqiptarët.

"VMRO dhe Gruevski duhet që të përmbysin planin e shqiptarëve, të LSDM dhe të huajve, po si?

Të pranojnë platformën në tërësi, kur do të formojnë qeveri me BDI dhe të fillojnë implementimin. Kur do të ngec sharra në gozhdë, atëherë prap zgjedhje.

Nëse VMRO e pranon platformën e partitë shqiptare refuzojnë të formojnë qeveri me Gruevskin atëherë e qartë se nuk e kanë për platformën por dëshirojnë të mbarojnë urdhër të dhënë nga dikush tjetër", ka shkruar Milenko në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori