Një vit luftë në Ukrainë, Papa Françesku: Fitorja e e vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja

Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është absurde dhe mizore dhe bëri thirrje për armëpushim dhe negociata.

Gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore, Françesku e quajti atë një “përvjetor të trishtuar” dhe tha se ishte afër popullit të martirizuar ukrainas.

Papa shtoi se fitorja e vërtetë në Ukrainë nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja.

“Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar”, tha ai.

“Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa.

Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andrii Yurash, mori pjesë në audiencë së bashku me një delegacion zyrtarësh ukrainas.

“Zoti i faltë kaq shumë krime dhe kaq shumë dhunë. Ai është Perëndia i paqes. Le të qëndrojmë pranë popullit martir ukrainas që vazhdon të vuajë”, tha Papa Françesku . /albeu.com


Shtuar 22.02.2023 12:21