Gazetarët protestojnë para ambasadës greke
Para ambasadës greke ditën e sotme është mbajtur një protestë e qetë nga ana e Asociacionit të gazetarëve të Maqedonisë. Shkaku i protestave është ndalimi i hyrjes së gazetares së “Dnevnikut” Ivana Kostovska në Greqi.

Protesta është mbështetur nga SHGM dhe Sindikata e pavarur e Maqedonisë.

“AGM konsideron se regjistrimi i gazetares në listën ‘person i padëshiruar’ paraqet shkelje të rëndë të postulateve demokratike dhe lirisë së lëvizjes. Ky vendim i autoriteteve greke është skandaloz pasi vjen nga një shtet anëtare e BE-së”, tha Sllagjana Dimishkova nga AGM. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori