OKB ndëshkon Rusinë, reagon Rama dhe përgëzon Serbinë (FOTO LAJM)

Pas votimit me 141 vota PRO në OKB të rezolutës për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe në histori.

Rama thotë se vetëm katër vende diktatoriale i qëndrojnë në krah dhe sipas tij, vota PRO e Serbisë, unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar Rama në Twitter./albeu.com/


Shtuar 2.03.2022 18:59