Gatishmëria luftarake, Shefi i SHM-së raporton para Presidentit
Shefi i Shtatmadhorisë të SHM-së gjeneralmajor Goranço Koteski, sot do të raportojë para Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura, Gjorge Ivanov për gatishmërinë luftarake të ARM-së për vitin 2012, si obligim i rregullt vjetor.



Presidenti Ivanov, nga ana e shefit të SHM-së të ARM-së gjeneralmajori Koteski, do të informohet edhe për realizimin e planeve dhe detyrat në vitin 2012, në pajtim me sferat funksionale të ARM-së, të cilat i përkasin; menaxhimit personal, mbrojtjesforcave, operacioneve, stërvitjeveve dhe ushtrimeve, sigurisë logjistike, lidhjes dhe komunikacioneve dhe buxhetit.



Siç është paralajmëruar, në brifingun për gatishmëri luftarake të ARM-së, do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, si dhe komandantët e komandove dhe të njësive, personeli kyç nga Ministria e Mbrojtjes dhe shefat e njësive organizuese të SHM-së të ARM-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori