Gati për të shkuar në burg, zhduket Gruevski?
Pëlqej
Jozyrtarisht, shërbimet e Këshillit Penal, pas vendimit kanë shkuar në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin.

Atje u është thënë se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit.

Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin shkruan indeksonline.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.
Shtuar më 09/11/2018, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori