Hovit dhe Stanishev i bashkohen protestës (FOTO LAJM)

Update - Europarlamentari Ricard Hovit sapo i është bashkangjitur protestës së sotme të opozitës para Qeverisë së Maqedonisë.

Siç njofton agjencia e lajmeve Ina ai është në shoqëri të ish-kryeministrit bullgar, Serger Stanishev.



Në protestë shihen qytetarë nga të gjitha etnitë në vend: maqedonas, shqiptarë, turq, romë etj.

Parulla e tyre është: Lamtumirë Gruevski. /albeu.com/


Qeveria ndërpret valët e internetit në sheshin para selisë së saj, aty ku po protestojnë qindra mijëra qytetarë.

Sipas Lajm, para Qeverisë po edhe më larg, nuk ka rrjet 3G dhe 4G. Kjo për të ndaluar gazetarët që të transmetojnë fotot në redaksitë e tyre. /albeu.com/


14:16 - Opozita maqedonase dhe shumë qytetarë kanë nisur protestën masive në Shkup për largimin e qeverisjes të kryeministrit Nikola Gruevski.

Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase, shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme, por edhe eurodeputetë janë pjesëmarrës në këtë protestë përpara godinës së qeverisë.

Protesta do të organizohet para Qeverisë, ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev ka theksuar se nuk do tërhiqen nga protestat dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

Forca të mëdha policore kanë shtuar masat e sigurisë për protestën, Në protestën e opozitës u lajmërua se do të ketë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni, ish-ambasadorë të vendeve evroperëndimore, eurodeputetë dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, të cilët përkrahin përpjekjet e opozitës për rikthimin e demokracisë dhe besimin tek institucionet, pas aferës së përgjimeve, e cila nxjerrë në sipërfaqe kontrollin e fuqishëm të shtetit nga ana e klikës aktuale shtetërore.

Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin.


13:42 - Gjithçka gati për protestën që nis pas pak minutash.

Në fotografitë e mësipërme shihet skena ku do të flasë lideri i opozitës, flamujt e vendosur gjithandej, dhe shishet e ujit për protstuesit.

Maqedonas e shqiptarë priten të bëhen bashkë sot për të njëjtin qëllim: rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Nikola Gruevski, i cili dyshohet për shumë krime të kryera gjatë qëndrimit të tij në krye të Qeverisë. /albeu.com/


Shtuar më 17/05/2015, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori