Garda e Iliridës në Malin e Sharrit?
"Garda e Iliridës" është parë duke patrulluar në Malin e Sharrit.

Banorë të rajonit të Sharrit në Tetovë kanë parë ushtarë të Republikës së Iliridës, shkruan Shqipmedia.

“Ndërsa gjatë së djeshme në rrugën Tetova-Jazhincë janë parë dy transportues ushtarak të Policisë Speciale të Maqedonisë që nga pas konflikti i 2001 kjo ka qenë një gjë e rrallë”, konfirmojnë banorët për këtë portal.

Hamdi Ndrecaj, që thotë se është gjeneral i kësaj ushtrie ka theksuar për portalin tetovar se patrullat e gardës kanë legjitimuar disa banorë në Malësinë e Sharrit dhe asgjë më shumë.

Sipas tij, ushtarët e Republikës së Iliridës janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, përveç se në Manastir dhe në Prilep./albeu.com/

Shtuar më 06/11/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori