Gara për Tetovën, ja disa nga emrat e mundshëm të BDI-së
Bashkimi Demokratik për Integrim po shqyrton kandidaturën e mundshme për garën në komunën e Tetovës.

Sipas "INA" në lojë janë shumë emra, duke filluar që nga kryetarja aktuale e komunës Teuta Arifi, e cila po synon një mandat të ri, pasi sipas saj ajo është e bindur se ka finalizuar projektin e ujësjellsit dhe disa projekte tjera komunale.

Por ambiciet nuk mungojnë edhe tek ish-kryetari Hazbi Lika, që nga burime partiake nuk e përjashtojnë rikandidimin e tij.

Përveç këtyre dy kandidatëve në lojë janë emra të rinj të kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2017, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori