Gara për të marrë poste mund ta përçajë BDI-në?
Përfaqësuesit më të lartë të BDI-së po zhvillojnë një betejë joformale brenda partisë për të marrë poste sa më të rëndësishme në qeverinë e re.

Brenda BDI- së mund të ketë nisur ambicia se kush do të zërë postet ministrore.

Agjencia e lajmeve INA, citon një burim brenda BDI-së, i cili shprehet se ambicia është normale, aq më tepër kur mediat kanë cituar emra që mund të jenë ministra.

Bashkimi Demokratik për Integrim akoma nuk ka sqaruar nëse ministrat do të jenë ministrat e deritanishëm "veteranë" apo do të kemi emra të rinj. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2014, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori