Ganiu, derë më derë për të takuar banorët e Çairit të vjetër
Pëlqej
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Çairit, Visar Ganiu, bashkë me përfaqësueset e Forumin të Gruas të BDI-së, Dega e Çairit, sot kanë “zbarkuar” në Çair duke trokitur në çdo derë dhe duke prezantuar KONTRATËN.

Me këtë rast Ganiu me ekipin e tij i ka prezantuar projektet të cilat janë pjesë e programit të tij.

“Besoj se projektet e Visarit për Çairin janë të realizueshme sepse janë reale e jo vetëm premtime”-thotë një banor i Çairit.

Kandidati i BDI-së me ekipin e tij do t’i vazhdojnë takimet derë më derë edhe gjatë ditëve në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori