Galleinena, mbështet marrëveshjen e Ohrit
Ohri
Ambasadori spanjoll në Maqedoni, Fernando de Galleinena u shpreh se vendi i tij mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një shoqëri multietnike në Maqedoni.

“Maqedonia është në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe në këtë rrugë, nuk do të mungojë përkrahja e Madridit zyrtar.
Këto komente ai i bëri pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Abdilaqim Ademin, i cili e falënderoi ambasadorin Galleinena për mbështetjen që vendi i tij ia jep realizimit të projektit të përmirësimin e dialogut ndëretnik, që realizohet nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe UNDP.

Ademi me këtë rast e njoftoi ambasadorin për zhvillimin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Maqedoninë, sepse ka vendosur bazat e një shteti multietnik dhe ka hapur rrugën drejt integrimit në familjen e madhe evropiane. Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin edhe për aktivitetet që do të ndërmerren në shënimin e 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2011, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori