Gafur Adili: Shqiptarët rrihen, sllavët fërkojnë duart
Pëlqej
Pas rrahjes së deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë, ka reguar edhe Gafur Adili.

Ai është shprehur se rrahjet e shqiptarëve shtojnë përçarjet mes vetes dhe se kënaqin interesat sllavo-maqedonase.

“Skenat, jo të rralla, të rrahjeve me grushta e shqelma të deputeteve shqipfolës të DUI (BDI) dhe PDSH në Kuvendin e Maqedonise, të nxitura nga dy shefat e tyre (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi), i irritojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm shqiptarët e Maqedonise, por edhe shqiptarët e Shqipërisë Etnike. Shqiptarët e trë gjitha trojeve e të Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës (diasporës) shqiptare përfundimisht duhet të vetëdijësohen se dy liderët e dy partive politike (iu thençin shqiptare), Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, përmes skemave të tilla mafioze, duke i nxitur veglat (deputetet) e tyre që të rrihen dhe sllavo-maqedonasit të fërkojnë duart, po përmbushin një nga detyrat e tyre karshi shefit të tyre të përbashkët, të Drejtorit të Shërbimit Sekret sllavo-maqedonas (DBK), Sasha Mikajllov, djalit të serbofilit Nikola Gruevski. Shqiptarët e Maqedonise përfundimisht duhet të distancohen dhe t’i braktisin dy partitë e dy shërbëtoreve (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi) të kryemafiozit Sasha Mikajllov”, thuhet në reagimin e Gafur Adilit. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori