Fyle: Zgjerimi i BE-së, proces në vazhdimësi
Në konferecën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Irlandë, Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka thënë se ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.

Fyle më tej e ka vënë theksin tek kërkesa nga vendet e rajonit që të përqëndrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe kapërcimit të krizës ekonomike, raporton Rel.

“Por ato nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë ai.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke e konsideruar atë historike. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori