Reformat e BE-së janë kthyer në binarë pas krizës politike, por nuk kanë shënuar progresin e nevojshëm, si pasojë e
zbatimit të pamjaftueshëm të marrëveshjes së 1 marsit.
Kështu ka
deklaruar ndër të tjerash,
komesioneri për Zgjerim pranë BE-së, Shtefan
Fyle, në konferencën për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku shpalosi aspekte të caktuara të Raportit Special të KE-së.
Fyle ka thënë qartas se marrëveshja ndërpartiake e fillimmarsit, nuk ka siguruar progres në zbatimin e reformave evropiane, dhe se rekomandimi për fillimin e negociatave, do të kushtëzohet nga zgjidhja e krizës politike, raporton Zhurnal.
“Unë sqarova javën e kaluar, gjatë qëndrimit në Shkup, rëndësinë e
zbatimit të kësaj marrëveshjeje, veçanërisht në pjesën për komisionin anketues dhe për vazhdimin e dialogut me gazetarët për ligjin e mediave”, ka
deklaruar Fyle.
Duke folur për kontestin e emrit,
komesioneri ka thënë se propozimi i ri i ndërmjetësit Metju Nimic, përbën moment të ri në raportin e KE-së, ndërsa është shprehur optimist se “zgjidhja mund të çojë drejt zgjidhjes”.
Fyle ka vlerësuar përparimin edhe në segmentin e marrëdhënieve fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013,
ora 18:04