Fyerja dhe shpifja nuk janë më krim
Shpifja dhe fyerja nuk përbëjnë më krim në Republikën e Maqedonisë. Si mazhoranca ashtu edhe Opozita, kanë votuar njëzëshëm ndryshimet e Kodit Penal, me të cilat përjashtohen nga Kodi Penal veprat e "shpifjes" dhe "fyerjes".

Marrëveshja për dekriminalizimin e këtyre dy veprave u arrit pas bisedimeve disamujore mes Qeverisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ndërsa përbën njërin nga kushtet që Brukseli i ka dhënë Shkupit zyrtar në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE-në. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2012, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori