"Fushata anti-bullgare", Poposki: Shpifje e Sofjes
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Poposki i ka akuzuar autoritetet e Bullgarisë se po mashtron opinion publik bullgar për ekzistencën e "propagandës anti-bullgare" në Maqedoni, shkruajnë mediat në Bullgari.

Kryediplomati i Shkupit ka mohuar ekzistencën e kësaj fushate dhe i ka thënë të përditshmes "Presa" se në Bullgari po krijohet qëllimshëm përshtypja për një atmosferë të këtillë në vendin fqinjë.

"Në Bullgari me qëllim po e krijojnë një përshtypje se po formohet një atmosferë anti-bullgareMaqedoni. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një ndjenë e shpikur në mënyrë artificiale e cila nuk ka të bëjë me realitetin", ka deklaruar Poposki.

Autoritetet bullgare disa herë kanë akuzuar mediet dhe palën maqedonase për fushatë anti-bullgare dhe trajtim jo të mirë të pakicës bullgare në Maqedoni.

Për këtë arsye Bullgaria iu bashkëngjit Greqisë për të bllokuar fillimin e bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. /albeu.com/


Shtuar më 15/02/2013, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori