“S’kisha mundësi ta mbaja”, zbardhet dëshmia e nënës që hodhi foshnjën në lumin Kir

“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, kjo është deklarata e 32-vjeçares, e cila hodhi në lumin Kir gjatë natës foshnjën e saj 9-ditëshe.

Foshnja fatkeqe u gjet në orët e para të mëngjesit sot e pajetë në në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir. Ndërsa mësohet se denoncimi për zhdukjen e bebes 9-ditëshe është bërë nga misionaret e kishës Katolike në Shkodër.

Dy misionare të Kishës Katolike kanë bërë denoncimin në polici pasi kanë parë që lehona nuk ka pasur me vete fëmijën e saj dhe kanë dyshuar për krimin e rëndë, raporton Ora News. 32-vjeçarja Orjana Gremi, e cila u arrestua sot oër vrasje me dsshje nuk ka shprehur asnjë shenjë pendese për aktin e saj jo-njerëzor.

Ajo ka thënë se kishte kryer veprimin pasi nuk kishte mundësi ta mbante foshnjen. Sipas të dhënave të para 32 vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkoder tek dajat e saj në fshatin Postribë.

Banorët jashtë kamerave thonë se 32 vjeçarja nuk ka lidhje me zonën, ndërsa për të gjetur foshnjen ishin angazhuar fëmijë dhe banorë të zonës.

Kujtojmë se foshnja lindi më 30 dhjetor 2022, ndërsa 32-vjeçarja doli nga materniteti më katër janar./Albeu.com/