"Edhe krahas ngjarjeve të 24 dhjetorit, Maqedonia arriti progres në reformat të cilat janë në pajtueshmëri me qëllimet e dialogut
inkuadrues të
nivelit të lartë. Tani është më e rëndësishme të formohet Komisioni anketues i cili do t'i pastrojë ngjarjet e 24 dhjetorit, ndërsa partitë të nënshkruajnë memorandum për përkushtueshmëri drejt proceseve eurointegruese".
Këtë e porositi, mes tjerash, eurokomisari për
zgjerim Stefan Fule në fjalimin para Këshillit nacional për eurointegrime.
Me rëndësi esenciale është, tha
Fule, që Qeveria ta vazhdoj dialogun me gazetarët. Kjo, sipas tij, është periudhë kyçe për vendin para raportit vijues të KE-së.
Lidhur me zgjedhjet lokale vlerësoi se ato kanë qenë mirë të organizuara, të lira dhe kompetitive, por ka vërejtje për vendin për shfrytëzim të resurseve shtetërore në fushatë dhe për raportimin e mediave.
Eurokomisari për
zgjerim Stefan Fule, i cili erdhi në Shkup për shkak të finalizimit të raportit pranveror të KE-së për Maqedoninë, sot duhet të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi. Në Qeveri do të mbahet raund i ri i dialogut
inkuadrues të
nivelit të lartë.
Fule paraprakisht kishte takim edhe me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski. (mia) /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013,
ora 13:48